SPAK firmos 32 arreste, ekzekutohen 18. Ikin krerët e grupeve. Rihapen dosjet e 18 vrasjeve

Prokuroria e Posaçme ka firmosur 32 arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, por operacioni ka nxjerrë edhe një herë në pah faktin se krerët e grupeve kriminale janë më të avancuar në informacion se strukturat shteterore.

Policia ka ekzekutuar vetëm 18 prej urdhërave ku gjysma janë persona që ndodheshin me parë të arrestuar në paraburgim apo të dënuar në burgje, ndërsa pjesa tjetër individë që kanë pasur role dytësore në ngjarje.

Prangave u kanë shpetuar emra te tillë si Ervis Martini, Suel Çela apo edhe avokati Alban Bengasi që ka qenë shpesh ne mbrotje te tyre. Ndonëse nuk u pranua zyrtarisht nga kreu i SPAK Arben Kraja dhe dhe Drejtuesi i policisë së shtetit ne Gledis Nano gjatë konferencës mos arrestimi i personazheve kryesor tregon jemi perpara një dekonspirimi.

Kreu i SPAK tha se bëhet fjalë për 18 procedime te nisura më herët që janë kryer nga 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë Elbasan, Durrës dhe lezhë

Drejtori i policisë së shtetit tha se gjatë operacionit me urdhër të SPAK janë kontrolluar edhe 28 banesa ku jane gjetur dhe sekuestruar edhe arme zjarri antiplumb para dhe fatura bankash

"Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale'

Nano i mbylli fjalën e tij duke gartantuar se do të prangosen të gjithë të kërkuarit ndërsa apeloi se do të vijojë të pastrojë radhet e policisë nga të inkriminuarit

9 masat e sigurimit që janë ekzekutuar në burg

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

Të arrestuarit sot (19 maj 2022) 
9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

Ne arrati

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,         

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

 


Lajmi u perditesim sipas informacionit te mberritur ne redaksi 


Ora 11:24 RENEA mësyn dhe Liqenin e Thatë në Tiranë, në 13:00 SPAK jep njoftimin zyrtar 

Policia e shtetit dhe SPAK pritet në orën 13:00 të dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me operacionin e arrestimeve që po vijon.

Gazetarja e Ora Neës Keti  Banushi informon se në këto momente (ora 11:10) forcat RENEA janë duke kontrolluar disa zona në kryeqytet, mes tyre në zonën e Liqenit të Thatë ku mendohet se fshihen personat për të cilët është firmosur urdhërarreste.

Nga ajo që kemi mësuar janë emra të njohur të botës së krimit për të cilën SPAK ka firmosur urdhërarrestet. Nga zona e Elbasanit janë firmosur 13 urdhërarreste, mes tyre dhe për Suel Çelën dhe Talo Çelën. Por të dy nuk janë gjetur në banesë.


Ora 10:17 Ora News mëson emrat e dy prej të arrestuarve: Kamer Mehja dhe Fatos Gosa 

Ora News zbardh disa nga emrat  e 13 urdhërarresteve të firmosur nga SPAK dhe për të cilën RENEA mësyu Elbasanin për ti arrestuar.

Janë arrestuar Kamer Mehja dhe Fatos Gosa, dy emra të njohur të botës së krimit.

Ndërsa nuk janë gjetur në banesë Suel Çela dhe Talo Çela si dhe Vis Martinaj.

Është prerë dhe urdhër arresti edhe për Nuredin Dumanin dhe Sokol Sanxhaktarin edhe pse janë të arrestuar, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Eshte prerë urdhërarresti për

1- Kamer Mehja - U arrestua

2- Fatos Gosa - U arrestua

3- Suel Çela - Nuk është gjetur në banesë

4 - Talo Çela - Nuk është gjetur në banesë

5- Ervis Martinaj - Nuk është gjetur në banesë

6- Sokol Sanxhaktari Ndodhet i arrestuar më parë

7- Nuredin Dumani - Ndodhet i arrestuar më parë


Ora 10:08 RENEA mësyu Elbasanin të arrestojë dhe Suel Çelën e Talo Çelën 

Ora News mëson se mes emrave për të cilën është firmosur urdhërarrestet janë dhe Suel Çela dhe Talo Çela.

Operacioni i policisë ka pasur qëllim dhe arrestimin e këtyre dy emrave të njohur të botës së krimit por mësohet se ata nuk janë gjetur në banesë, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Mësohet se SPAK ka nxjerrë 32 urdhërarreste dhe operacioni i arrestimeve është ndërmarrë në Elbasan, në Fier dhe në Lezhë.


Ora 10:00 RENEA mësyn Elbasanin, dosjet e 6 vrasjeve që SPAK tërhoqi nga prokuroritë

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur një operacion të gjerë në disa qytete për arrestimin e disa personave të lidhur me krimin e organizuar.

Ndërkohë Ora News mëson se SPAK pas dëshmisë së Enrik Haxhiaj dhe Nuredin Dumanit ka tërhequr nga prokuroritë e rretheve disa dosje. Bëhet fjalë për disa vrasje

1.Bujar Çeles

2.Vrasjes se dy vëllezërve Baho, ku njeri mbeti i plagosur në Peqin

3.Vrasjes në dhjetor të 2018 të tre personave, Endrit Alibej, dajës së tij dhe një shtetasi Turk.

4.Vrasjen në Sinaballaj te Klevis Kapllanit në shtator 2020

5.Vrasjen në dhjetor 2021 të Albi Bashaliut i ndodhur në Peqin.

6.Vrasjen mbetur në tentativë dy muaj me parë në dëm të Talo Çelës.


Ora 09:05 Foli Nuredin Dumani? RENEA mësyn Elbasanin, po ekzekutohen 30 urdhërarreste

Mësohet se forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion në Elbasan. Burime bëjnë të ditur se operacioni është zhvilluar rreth orës 05:30.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, mësohet se janë rreth 10 persona të cilët priten të arrestohen në qytetin e Elbasanit.

Burime bëjnë të ditur se operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Sipas informacioneve ende jo zyrtarisht mësohet se janë lëshuar rreth 30 urdhër arresti për eksponent të përfshirë në aktivitete kriminale.

Mësohet se dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit, ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.  Ai është në hetim për shumë ngjarje të renda ku dyshohej si protagonist. Mes të tjerave edhe për vrasje të dyshuara të figurave të spikatura të krimit, por nuk janë të dokumentuara.

Nga ana e tij SPAK nuk e konfirmon se urdhërarrestet kanë lidhje me dëshminë e tij.


Ora 08:24 SPAK firmos urdhërarreste, policia në aksion në disa qytete 

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur një operacion të gjerë në disa qytete me dhjetëra persona të arrestuar për krim të organizuar.

Mësohet se në qendër të aksionit janë persona nga qyteti i Elbasanit ndërsa në total janë firmosur mbi 30 urdhra arresti.

Mësohet se forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion në Elbasan rreth orës 05:30.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë rreth 10 persona të cilët priten të arrestohen në qytetin e Elbasanit.

Paraprakisht burimet thonë se aksioni vjen pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani i cili u arrestua disa javë më parë në qytetin e Fierit, i dyshuar për një seri atentatesh.

Dëshmia e tij dyshohet se ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Megjithatë SPAK nuk e konfirmon zyrtarisht se aksioni ka lidhje me këtë çështje.

Arrestime mësohet se janë kryer edhe në Tiranë dhe disa qytete të tjera ndërkohë që gjatë ditës, pritet që prokuroria të publikojë më shumë detaje dhe deklaratën zyrtare në lidhje me operacionin.

EMISIONET