Operacioni i SPAK/ Ora News mëson emrat e dy prej të arrestuarve: Kamer Mehja dhe Fatos Gosa
Ora News zbardh disa nga emrat e 13 urdhërarresteve të firmosur nga SPAK dhe për të cilën RENEA mësyu Elbasanin për ti arrestuar.
Janë arrestuar Kamer Mehja dhe Fatos Gosa, dy emra të njohur të botës së krimit.
Ndërsa nuk janë gjetur në banesë Suel Çela dhe Talo Çela si dhe Vis Martinaj.
Është prerë dhe urdhër arresti edhe për Nuredin Dumanin dhe Sokol Sanxhaktarin edhe pse janë të arrestuar, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Eshte prerë urdhërarresti për
1- Kamer Mehja - U arrestua
2- Fatos Gosa - U arrestua
3- Suel Çela - Nuk është gjetur në banesë
4 - Talo Çela - Nuk është gjetur në banesë
5- Ervis Martinaj - Nuk është gjetur në banesë
6- Sokol Sanxhaktari Ndodhet i arrestuar më parë
7- Nuredin Dumani - Ndodhet i arrestuar më parë


