Agjenti imobiliar Beti: Çmimet e apartamenteve nuk do të bien, anëtarësimi në BE pritet t’i rrisë edhe më shumë

Agjenti imobiliar Beti: Çmimet e apartamenteve nuk do të bien,

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të mbetet një nga sektorët më aktivë të ekonomisë, ndërsa kërkesa për blerje apartamentesh rritet veçanërisht gjatë sezonit veror.

Emigrantët shqiptarë, diaspora dhe blerësit nga Kosova e Maqedonia e Veriut janë ndër grupet kryesore që ndikojnë në këtë treg, duke e parë pronën në Shqipëri jo vetëm si investim, por edhe si lidhje me vendin e origjinës.

Agjenti imobiliar Orgest Beti, i ftuar në “Ora News”, tha se vera është një periudhë me aktivitet të shtuar në sektorin e pasurive të paluajtshme, pasi shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit e shfrytëzojnë kohën e pushimeve për të parë prona të reja.

Sipas tij, çmimet e apartamenteve kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, me një rritje minimale prej 20-30%, ndërsa në zona të caktuara, veçanërisht në bregdet, rritja ka arritur deri në 40% apo edhe 100%.

“Ne në Shqipëri nuk kemi çmime të lira dhe nuk e shikoj në horizont një trend rënës”, u shpreh Beti, duke shtuar se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian mund të sjellë një tjetër valë rritjeje të çmimeve.

Ai solli si shembull vendet e tjera të rajonit që janë bërë pjesë e BE-së, ku pas anëtarësimit është vërejtur rritje e vlerës së pronave.

Sipas agjentit imobiliar, zonat bregdetare vijojnë të jenë ndër më të kërkuarat. Durrësi, Golemi, Qerreti dhe pjesa e bregdetit të veriut janë kthyer në pika të rëndësishme zhvillimi, ndërsa jugu mbetet një treg më ekskluziv për shkak të çmimeve më të larta.

Sa i përket qirave sezonale, Beti tha se në jug të vendit është shumë e vështirë të gjenden apartamente nën 100 euro nata, ndërsa për rezidenca dhe vila luksoze çmimet mund të arrijnë nga 300 deri në 500 euro nata, madje edhe deri në 1000 euro për vila të veçanta.

Ai paralajmëroi gjithashtu për rritjen e rasteve të mashtrimeve online me oferta fiktive për akomodime turistike, duke theksuar se çmimet shumë të ulëta në profile jozyrtare mund të jenë pjesë e skemave abuzive.

Një tjetër ndryshim që ka vënë re tregu i pasurive të paluajtshme lidhet me monedhën e shitjeve. Sipas Betit, ndërsa më parë shumë pronarë preferonin pagesat në euro, tashmë një pjesë e tyre po kalojnë te çmimet në lekë për shkak të zhvlerësimit të euros.

Tregu imobiliar shqiptar vazhdon të përballet me kërkesë të lartë dhe investime të reja, veçanërisht në zonat turistike. Ekspertët vlerësojnë se zhvillimi ekonomik, turizmi dhe procesi i integrimit evropian mund të ndikojnë më tej në çmimet e pronave, duke e mbajtur sektorin në një fazë të fortë rritjeje.

Orgest Beti: Pa diskutim, vera konsiderohet një periudhë e mirë në sektorin imobiliar. Kryesisht ne kemi blerësit tradicionalë që janë emigrantët tanë, të cilët e kanë shumë të lidhur konceptin e pronës me Shqipërinë. Një pjesë e madhe e tyre blejnë edhe për shkak të patriotizmit, sepse për të qenë të sinqertë me çmimet që Shqipëria ofron, me këto buxhete ata mund të blejnë dhe në vendet ku ata jetojnë.

Por sigurisht që ata zgjedhin dhe blerje patriotike. Këtu kemi shqiptarët e Kosovës, kemi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por dhe shqiptarët e diasporës që luajnë një rol shumë të rëndësishëm sidomos gjatë gjithë vitit, por në verë përgjithësisht e kanë dhe më të theksuar këtë pjesë. Pasi vijnë dhe kanë një pjesë të grupuar të pushimeve të tyre dhe pse jo shikojnë dhe pronat të cilat janë në fazë ndërtimit, të përfunduara apo le të themi me çelësa në dorë.

Pa diskutim. Është një debat që është i përditshëm sepse prona është një gjë që njerëzit i lidh drejtpërdrejt, pra është arsyeja kryesore që një njeri le të themi do të fillojë jetën nga e para dhe gjithsecili e lidh këtë gjë me shtëpinë. Dhe si të thuash kjo bëhet shumë e rëndësishme. Ne bashkë kemi qenë këtu në studio në 2021-shin, 2022-shin, 2023-shin, 2024-ën, edhe tani në 2026-ën dhe po ta vëmë re ne sigurisht kemi një rritje goxha të madhe në këtë periudhë, minimalisht me 20-30%, ka raste 40 po ka raste dhe 100% në zona të caktuara që kemi kryesisht bregdetin, pra me çmimet që kemi patur para 6 vitesh edhe ashtu.

2  Unë bëj pjesë te ajo kategori njerëzish të cilët besoj se ne në Shqipëri nuk kemi çmime të lira dhe nuk e shikoj në horizont që ne të kemi një trend rënës. Nga ana tjetër ne shikojmë që Shqipëria është në një fazë shumë të rëndësishme siç është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe aty besoj që sërish do të kemi një rritje tjetër të çmimeve. Është një proces që unë e them gjithmonë, e kanë kaluar dhe vendet që janë bërë anëtare të Bashkimit Evropian si Kroacia, Rumania, Bullgaria. Besoj e njëjta gjë do të ndodhi dhe në Shqipëri.

Në momentin që do të anëtarësohemi në familjen evropiane mendoj që këtu do të kemi sërish një pjesë të rritjes së çmimeve. Jo vetëm. Në hartën e turizmit në Shqipëri ne shikojmë së fundmi edhe Shëngjinin, edhe Velipojën, Durrësi është zemra le të themi e turizmit masiv dhe numrit më të madh të apartamenteve.

Pra kur flasim nga Durrësi deri në Qerretin, Golemi, gjithë kjo pjesa, është një nga potencialet e mëdha të zhvillimit të Shqipërisë, aty ku është pozicionuar një pjesë e madhe e blerjeve, ndërsa jugu është për një kategori të caktuar. Sigurisht atje kanë shkuar investime, kanë shkuar resorte të mëdhaja, por çmimet padiskutim janë shumë herë më të shtrenjta .

Përgjithësisht për sa i përket çështjes së qirave, atje nuk është se kemi në bregdet qira mujore siç e kemi në Tiranë, po i kemi me ditë qëndrimi kryesisht për shkak të sezonit. Kjo pastaj varet nga mobilimi që ka apartamenti, varet nga madhësia, largësia me detin, por në bindjen time për shembull, pra për këta që shkojnë pushues, në jug përgjithësisht nën 100 euro nuk ka apartamente. Shumë e vështirë të gjesh për natë. Apartamente për të fjetur për një natë, nuk gjen më lirë se 100 euro. Kjo pastaj mund të jetë një strategji marketingu, por është një mashtrim. Pra, në rast se një klient ofron një çmim tjetër nga ai që ka, flasim për profile zyrtare ë, se tani ne shikojmë që ka profile false që mund të normalisht të bëjnë dhe këtë tendencën e peshkimit.

Por mendoj që kjo është e padrejtë dhe është e pashëndetshme për turizmin sepse ti je në një skemë të pastër abuzimi. Në rast se çmimi është aq, gjithsecili e vlerëson vetë në natyrën e tij, ia vlen apo nuk ia vlen të shpenzojë për atë çka shtëpia ofron. Në jug për shembull, ne kemi rezidenca të veçanta që ka çmime për shembull që mund të shkojnë 300 euro nata, 400 euro, 500 euro.

Kemi vila që mund të shkojnë deri në 1000 euro nata. Po kjo është çështje zgjedhje personale. Pra bëhen tre-katër familje bashkë dhe zgjedhin të marrin një vilë në bregdet, sigurisht kuptohet që i kanë dhe financat. Por në rast se do të kemi këtë fenomenin që ju thatë, pastaj kjo është shkelje e hapur dhe është një mashtrim. Pa diskutim, ne nuk jemi imun. Për shembull të jap një detaj shumë interesant. Edhe ne e vëmë re masivisht këtë periudhë.

Nëse dikur pronarët që shisnin apartamente kërkonin që shitjet t'i bënin në euro, tashmë një pjesë e madhe e tyre kanë kthyer dhe duan t'i bëjnë në lekë. Për shkak të zhvlerësimit të euros, sigurisht që ata kanë ndryshuar edhe kursin. Pa diskutim, ne nuk jemi imun ndaj gjithë zhvillimeve në vend dhe ekonomia, real estate-i dhe turizmi kryesisht, le të themi, janë rreth 40.

EMISIONET