Soreca: Konferenca ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt. Vonesat, ndikim negativ për besueshmërinë e BE-së 

Soreca: Konferenca ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt.

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ndodhen në konferencë për median pasi ambasadori i BE-së i dorëzoi progres raportin e hartuar nga KE dhe prezantuar dje në Parlamentin Europian.

Soreca nënvizoi edhe një herë mesazhin që u theksua edhe dje nga KE para Parlamentit Europian se vonesat në çeljet e negociatave do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE-së.

"Raporti konfirmon që Shqipëria I ka përmbushur kushtet që ishin përcaktuar nga Këshilli e ne theksojmë që konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt të mundur dhe përpara fundit të vitit.

Po ndodh punë intensive nga të gjithë udhëheqësit e BE-së për të punuar me shtetet anëtare për të tejkaluar çështjet dypalëshe në mënyrë që kjo gjë të ndodhë sepse shtyrja ose vonesat në lançimin zyrtar do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE-së." 

Sa i takon gjetjeve të raportit, Soreca tha se në fushën e sundimit të ligjit raporti tregon se rezultate konkrete kanë vijuar me ecuri dhe përparim në procesin e vettingut.

"Shqipëria ka bërë përparim në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke krijuar trupa të reja të specializuar për zbatimin e ligjit dhe duke marrë pjesë në formë aktive në operacione ndërkombëtare të sundimit të ligjit që ka çuar në disa arreste. Kjo punë duhet të vijojë dhe presim të ketë ecuri në lidhje me një bilanc apo historik të sundimit të ligjit.

Në raport thuhet se Shqipëria është në raport me politikën e BE në përputhje për çështjet e jashtme dhe të sigurisë. E dimë që ndonjëherë këto vendime janë të vështira për qeverinë shqiptare.

Një çështje që ka shqetësime e për të cilën dua të flasë është liria e fjalës.

Kjo atmosferë e sulmeve verbale dhe fushata baltosjeje dhe veprime frikësimi kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë. Duhen bërë në shumë për të pasur pavarësinë e rregullatorit të medias si edhe fuqizimin e pavarësisë dhe standarteve profesionale, po ashtu edhe aspektin finaciar të transmetuesit publik. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet  dhe parlamenti  dhe qeveria  duhet të angazhohen për të siguruar ndryshime të mundshme për ligjin e medias, të vilat duhet të jenë në përputhje me  opinionin e komisionit të Venecias. " shtoi më tej ai.

 

EMISIONET