Softa: Për sa kohë s'ka kufomë, prezupozohet që Ervis Martinaj është gjallë. Gjetja e tij do të trondiste politikën

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” eksperti i Sigurisë Fatjon Softa theksoi se arrestimi dhe më pas lirimi nga gjykata dje i protestuesve që morën pjesë në tubimin e opozitës pasditen e 20 shkurtit është i paligjshëm.

“E drejta për të protestuar është një e drejtë universale, dhe si e tillë çdokush ka mundësi të marrë pjesë në një tubim qiftë dhe politik.

Por ajo që do të theksoja se pavarësisht se sa të dhunshëm mund të jenë protestuesit policia e Shtetit duhet të jetë e durueshme dhe e kujdesshme kur ndërmerr vendime për arrestime dhe shoqërime të protestuesve.

Fakti që protestuesit u morën me forcë nga bulevardi nga efektivë civilë dhe të pashoqëruar nga asnjë polic me uniformë që të bënte dhe dallimin mes policëve dhe protestuesve është i gabuar.

Dhe vendimi i djeshëm 8i gjykatës ishte i drejtë dhe uroj që raste të tilla të mos ndodhin më”, theksoi Softa.

Po ashtu teksa u pyet lidhur me mosmbajtjen e premtimit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla për fatin e shumë të kërkuarit Ervis Martinaj, eksperti i Sigurisë dha dhe një analizë të tij.

“Premtime të tilla të forta jemi mësuar t’i dëgjojmë sa herë që ndërrojnë drejtuesit e institucioneve ku premtohet se do bëjnë hetime dhe arrestime, dhe në fund nuk ndodh asgjë.

Dhe kjo mendoj se ka ndodhur edhe në këtë rast. Megjithatë do të thoja që rasti “Martinaj” është më i veçantë, pasi nuk kemi të bëjmë thjesht me një kriminel, por me një njeri që ka qenë në krye të biznesit të lojërave të fatit dhe një njeri me lidhje të forta mbase edhe politike.

Por di të them se për sa kohë që nuk ka një kufomë gjithmonë presupozohet që Ervis Martinaj është i gjallë.

Ndaj mendoj se gjetja e tij do të trondiste fort politikën shqiptare”, theksoi ndër të tjetra, eksperti Fatjon Softa.

fatjon softa ervis martinaj anila zyberaj

EMISIONET