Skandal në Kadastrën e Dibrës/ Hetime për falsifikim dokumentesh, 14 masa sigurie. Mes tyre ish-kandidati i PS (EMRI)

Prokuroria e Dibrës ka vendosur 14 masa sigurie në kuadër të një hetimi për dyshime mbi falsifikim dokumentesh në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Dibër.
Mes personave ndaj të cilëve janë vendosur masat është edhe Daniel Gjurraj, ish-kandidat i Partisë Socialiste në këtë qark dhe ish-drejtor i transporteve në Dibër. Ai aktualisht rezulton në kërkim.
Hetimet lidhen me veprime të dyshuara në dokumentacionin e pronave dhe administrimin e tyre në nivel lokal. Autoritetet po vijojnë punën për ekzekutimin e masave dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Çështja mbetet nën hetim dhe pritet të ketë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.

