Kontrolle në Portin e Durrësit, sekuestrohen thuajse 30 mijë paund të padeklaruara

Kontrolle në Portin e Durrësit, sekuestrohen thuajse 30 mijë

Vijojnë kontrollet e intensifikuara të Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore.

Gjatë kontrolleve të ushtruara sot në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, ndaj një mjeti me targa britanike që vinte nga Anglia, u konstatuan dhe u gjetën të padeklaruara 29,065 paund dhe 455 euro, të mbajtura në çantën personale të drejtuesit të mjetit.

Nga ana e Doganës u vendos masë administrative për mosdeklarim, ndërsa rasti u referua për veprime të mëtejshme pranë strukturave kompetente.

Kontrolle në Portin e Durrësit, sekuestrohen thuajse 30 mijë

EMISIONET