Si po gënjen Plarent Ndreca për qëndrimin në kafaz

Si po gënjen Plarent Ndreca për qëndrimin në kafaz

Plarent Ndreca, avokati i pandehur i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar përsëri, pas zvarritjes së proceseve gjyqësore në GJKKO, se qëndrimi në kafaz i klientit të tij është antikushtetues.

Në fakt, në një vendim të Gjykatës së Strasburgut të publikuar nga CNA më 29 maj 2026, kjo deklaratë e Plarent Ndrecës për çështjen e kafazit është as më shumë e as më pak se vetëm një gënjeshtër, sepse nuk i cenohen të drejtat po të qëndrojë në kafaz.

Kështu e ka thënë edhe vendimi i Strasburgut, vendim i datës 5 mars 2026, i zbardhur më 19 maj 2026.

Si po gënjen Plarent Ndreca për qëndrimin në kafaz

“Gjykata ka konstatuar tashmë se vendosja e të pandehurve pas ndarjeve prej xhami ose në 'doke' (kabina) prej xhami, nuk përfshin në vetvete një element poshtërimi të mjaftueshëm për të arritur nivelin minimal të ashpërsisë, siç është rasti me kafazet metalike (shih Yaroslav Belousov kundër Rusisë, nr. 2653/13 dhe 60980/14, §§ 124 dhe 125, 4 tetor 2016). Megjithatë, ky nivel mund të arrihet nëse rrethanat e mbajtjes së tyre, të marra në tërësi, do t'u shkaktonin atyre shqetësim ose vështirësi me një intensitet që tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjes që është i natyrshëm për ndalimin (shih Kud?a kundër Polonisë [GC], nr. 30210/96, §§ 92-94, GJEDNJ 2000-XI)”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut."

Pra, vendimi i GJEDNJ-së konfirmon qartë se vendosja e të pandehurve pas ndarjeve prej xhami nuk përfshin në vetvete një element poshtërimi që arrin nivelin minimal të ashpërsisë për të bërë shkelje, duke e diferencuar këtë masë sigurie nga kafazet metalike.

Plarent Ndreca, avokati i pandehur i Erion Veliajt, siç edhe CNA e ka theksuar, më shumë i vlen "show" dhe presioni ndaj drejtësisë. Dil, fol, jep deklarata. Që nga dita e parë që është bërë avokat i Veliajt e deri më sot ka vetëm shtyrje seancash ndaj klientit të tij.


Nëse Ndreca dhe Veliaj do të ishin të interesuar që çështja të ecte përpara, tani gjyqi në themel mund të kishte mbaruar.
Por del një skenar tjetër, jo mungojnë disa avokatë, jo Veliaj ka ndërruar disa avokatë të tij përfaqësues. Njëherë nxirret pretendim se na mungon dosja, pastaj e kemi marrë elektronikë po na mungon e printuar. Pastaj e kemi të printuar, por na mungojnë fashikujt që kanë të tjerët. Pastaj kur ua çojnë të printuar thonë jo po s’i marrim këtu, pse na i sollët sot, i duam nesër.

Tani thonë që procesi ligjor nuk është i rregullt, në shinat e ligjshmërisë dhe përdorin çështjen e kafazit, kur në fakt është thjesht një e pavërtetë ajo që pretendon i pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, sepse Gjykata e Strasburgut është shprehur për atë çështje dhe ka theksuar se barrierat prej xhami janë një masë legjitime sigurie dhe jo një formë trajtimi poshtërues./CNA

EMISIONET