"Shuplaka" e DASH: 271 mln dollarë u vodhën vetëm nga incineratorët. Problem korrupsioni në polici

"Shuplaka" e DASH: 271 mln dollarë u vodhën vetëm nga

Raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka shkaktuar një ‘tërmet’ politik në vend.

Kjo për shkak se në raport thuhet se gjyqësori në vend është i kapur, një akuzë e fortë sidomos pas shtatë vitesh të nisjes së reformës në drejtësi.

Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.

Po ashtu, në raport theksohet se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes.

Duke u ndalur te korrupsioni, në raport thuhet se vjedhjet me aferën e inceneratorëve kanë arritur në nivelin e 271.5 milionë dollarëve.

“SPAK hetoi gjithashtu kontratat publiko private për inceneratorët e mbetjeve në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, të cilat dyshohet se dërguan në mënyrë të paligjshme 271.5 milionë dollarë për zyrtarët e qeverisë dhe kontraktorët. Hetimi çoi në arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në dhjetor 2021 dhe ish-deputetit Alqi Bllako në mars,” thuhet në raport.

Po ashtu nënvizohet se shumë i përhapur është korrupsioni në polici.

“Korrupsioni policor mbetet një problem. Deri në gusht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pranuar 1707 ankesa ose pretendime për korrupsion policor”.

korrupsioni incineratorët dash

EMISIONET