“Shumica dalin për tu ekspozuar”, psikologia: Jemi shoqëri që rrojmë për opinionin e rrjeteve sociale

Psikologia Marsela Lekli në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Sebastian Zonja foli rreth modelit të të rinjve sot.

Lekli thotë se sot ‘shohim një rini të zhvilluar në mendime por në veprime mbeten në një medie të vogël".

Marsela Lekli: Po shohim një rini të zhvilluar në mendime por në veprime mbeten në një medje të vogël. Papërgjegjshmëria e personave të rinj çon në humbje jete të personave të pafajshëm. Jemi një shoqëri që duam të dukemi se po shkojmë në një diskotekë me makinë të mirë. Shoqëria e sotme nuk del me kulturën që do të dal sot me taksi dhe do të konsumoj dhe alkool. Mund të ndodhë dhe kjo se kam një njohje dhe nuk më hiqet patenta. Por është dhe një kulturë e përbashkët.

A kanë faj prindërit?

Marsela Lekli: Prindi ka një rol kyç. Kur vjen një moshë e caktuar dhe kontrolli duhet të jetë më i lartë. Janë pikërisht ata fëmijë që ju plotësohet gjithçka pa kontroll. Problemi është se kjo shoqëri nuk del për tu kënaqur vetë por për ti rënë në sy dikujt tjetër. Është ajo që në Europë një grup shoqëria dalin dhe kënaqen së bashku, marrin një taksi. Tek ne shumica dalin për tu ekspozuar. Ne jemi një shoqëri që rrojmë për opinionin e rrjeteve sociale. Përparësia është që do të bëjmë një foto ta hedhim në Instagram.

Pse ka një rritje të moshës së martesës?

Marsela Lekli: Kjo është me të drejtë. Duke parë problematikat e  viteve të fundit, problemet e nënave të reja, divorcet janë rritur është dhe frika që mbartin femrat por dhe mashkullin. Kohët kanë ndryshuar dhe të krijosh një familje duhet të kesh të paktën një pavarësi ekonomike.

Pse është ndryshe sot?

Marsela Lekli: Ka qenë një traditë tjetër, një kulturë tjetër, sot çdokush i merr hapat e rëndësishëm vetë. Sot janë më të ndërgjegjësuar se kur merr hapin për të ndërtuar një familje duhet të jesh i sigurtë.

Meshkujt shqiptarë janë agresiv apo të dhunshëm?

Marsela Lekli: Duke qenë dhe e fushës, nuk mund ta përkufizoj një fjali por meshkujt shqiptarë po të respektonin femrën nuk do të kishim këtë dhunë apo situatë. Janë të pakta ato familje që mund të kenë një komunikim me njëri tjetrin. Në momentin që një mashkull nuk respekton një femër kemi një dështim në shoqëri. Kur ti vendos të ndash jetën me dikë së pari duhet ta shohësh si bashkudhëtar të jetës.  Duke parë që të dy janë bashkëudhëtarë dhe duke diskutuar të gjitha problemet me njëri tjetrin.

A sheh një lloj konflikti brezash në Shqipëri?

Marsela Lekli: Është bërë një miks profilizimesh të grupeve të caktuara. Në fund duhet të jemi gjithsecili vetvetja. Ta ndjekim shembullin e dikujt që është bërë dikush në jetë por jo të atij që hedh postime luksoze në internet. Ka njerëz që jetojnë për rrjetet sociale. Ka shumë të rinj dhe të reja që më shumë i japin përparësi botës virtuale se sociale.

A është e vështirë të jesh vetvetja?

Marsela Lekli: Jeta është e vështirë. Jetojmë në një realitet paragjykues. Ka momente që ti del nga vetja pasi vetvetiu duhet të dalësh nga vetvetja që të jesh dikush tjetër.

Si e sheh situatën dekadën e ardhshme?

Marsela Lekli: Shpresoj të paktën që familja të vlerësohet. Fëmijët të respektojnë kush është nëna e kush është babai. Bashkëshorti të respektojë gruan. Dhe shpresoj që të paktën fëmijët e vajzës sime të marrin një kulturë tjetër duke kaluar traditën paternaliste. Ne duhet të mbështesim njëri tjetrin çdo ditë. Kur e mbështesim një herë në vit kur ndodh një problem i caktuar atëherë jemi një shoqëri e dështuar.

A jemi një shoqëri që kujdeset për shëndetin mendor?

Marsela Lekli: Nuk është bërë kulturë që një person të shkojë te psikologu apo te psikiatri. Shumë persona e kanë turp të flasin. Këtu te ne është shumë kofidencial fenomeni. Ne e kapi, rastin në fund por duhet të ndërgjegjësohemi.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET