Bushati: Edukimi i fëmijëve parandalon dhunën në shoqëri

Silvana Bushati, opinioniste ishte e ftuar këtë të martë në Ora News me gazetaren Sonila Musai ku foli për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Bushati tha se duhet të ketë një  edukim tjetër nga nënat për djemtë e tyre.

Ndër të tjera ajo tha:

Bushati: Duhet të ketë një  edukim tjetër nga nënat për djemtë e tyre, sepse ne që fëmijë i llastojmë. Motra duhet të të shërbejë gjatë gjithë kohës, duhet ti japësh urdhra motrës sepse ti je djalë duke u rritur hap pas hapi dhe nëse ka një të dashur, ne sigurisht do të ndërhyjmë.E shtyjmë fëmijën, jo nuk është për ty, e ingranojmë që edhe ai të marrë një rrugë tjetër.Pra ky është gabimi më i madh.Pra edukimi është kryesor pa shkuar tek shteti fare, as tek ndihma e policisë, është tek nëna sesi e rrit djalin.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET