"Është diçka e madhe në mes!" Eksperti për sulmin kibernetik: Faktet do të dalin në dritë

Gent Progni, ekspert IT në jë intervistë për RTV Ora me gazetaren Lili Saraçi fol lidhur me sigurin kibernetike.

Sipas tij "Problemi më i madh është që akoma nuk ka një përgjegjës".

Ai tha se kanë dërguar kallëzim dhe në SPAK por përgjigja që kanë marrë nga ky institucion ishte se "nuk është kompetenc e tyre", madje tha se "Kishte një arroganc ditën që u paraqita në zyrat e SPAK".

Gent Progni: Problemi më i madh është që akoma nuk ka një përgjegjës. Kemi të gjitha databaset tona të vjedhura. Jemi të gjithë target i vjedhjes së llogarive tona. Kemi 5 persona që AKSH-i i ka nominuar si përgjegjës por ata persoan nuk kanë pasur akses në këto servera. AKSH-i nuk do ti japë zgjidhje kësaj gjëje. Kemi ardhur në pikën që kemi marrë mundimin ti kallzojmë në SPAK. Unë mora një përgjigje nga SPAK se nuk është kompetenc e tyre. Kishte një arroganc ditën që u paraqita në zyrat e SPAK që më la një shije shumë të keqe.

Eksperti u shpreh se "SPAK pritet të jetë drejtësia e re por nuk më rezultoi".

Gent Progni: SPAK pritet të jetë drejtësia e re por nuk më rezultoi pasi në përgjgjigjen që më dha ishte moskompetencë. Drejtuesit janë në nivel hierarkik, drejtuesja e AKSH-it është si të jetë kryeministri. Ne nuk do ta lëmë me aq. Do të marrim të gjithë hapat ligjor për ta rregjistruar këtë forum. Do të proozojmë ndryshime ligjesh, iniciativa të reja, do të kërkojmë të bëhet një ligj që na lejon ne ti kontrollojmë.  Të dhënat tona nuk janë më të sigurta. Kjo nisi që me të dhënat e dala nga patronazhistët.

Pse janë nxjerrë këta të dhëna?

Gent Progni: Ne po bëjmë një investigim shumë serioz, ka disa gjëra që në mënyrë të çuditshme nuk qëndrojnë në mënyrën se si Irani i ka marrë këto të dhëna dhe po i nxjerr. Sepse gjithmonë në historinë botërore ka një grup hakerash që ose kërkojnë shpërblim monetar ose bëjnë publikimin e të gjitha të dhënave. Në rastin tonë të dhënat dalin në kohë të ndryshme, të përzgjedhura por entiteti i huaj nuk përzgjedh të dhëna. Është diçka e madhe në mes. Indicjet na çojnë se është diçka për të fshehur të metat që ka pasur AKSH-i. Mendoj që do të vijë një ditë që të gjitha faktet do të dalin në dritë dhe do të ketë të dënuar.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET