Shqiptari që shpëtoi jetë/ Tragjedia e Mestres, Bujar Bucaj merr falenderime nga kryebashkiaku i Venecias

Emigranti shqiptar Bujar Bucaj ka marrë vlerësime në itali për ndihmën që dha për të shpëtuar sa më shumë pasagjerë nga autobuzi që u rrëzua në Venecia. Kryebashkiaku i qytetit e ka konsideruar si një tregues të integrimit të tyre

Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro ka falenderuar tre personat që ndërhynë të parët për të shpëtuar sa më shumë jetë nga autobusi që ra nga mbikalimi. Bujar Bucaj, Boubacar Toure' dhe Godstime Erheneden  kanë marrë vlerësimet për aktin e tyre.

“Këta persona kanë treguar se çfarë është shpirti njerëzorë. Ata kanë treguar se solidariteti nuk është vetëm me fjalë, por nënkupton veprime konkrete.

Falënderimet e mia personale shkojnë për këta fëmijë, por edhe për të gjithë qytetin tonë për aktin e madh të guximit. dhe njerëzimit”, u shpreh kryebashkiaku duke theksuar se: “Ky është një shembull i vërtetë integrimi”!

Në tre tetor, Bucaj ishte i pari që mbërriti në vendin e ngjarjes ku humbën jetën 21 persona, ndërsa mundi të shpëtojë 2 fëmijë motër dhe vëlla.

Shqiptari që shpëtoi jetë/ Tragjedia e Mestres, Bujar Bucaj merr

Po ashtu, përmes një zjarrëfikëseje të vogël tentoi edhe të mbante nën kontroll flakët që përfshinë mjetin deri në mbërritjen brenda 12 minutash të policëve dhe të zjarrëfikësve.

Për mediat italiane ai theksoi se ka përjetuar luftën dhe e di çdo të thotë kur kërkojnë ndihmë.

alba kepi tragjedia bujar bucaj

EMISIONET