Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Arrestohet “tregtari” tek ish-Blloku, në pranga edhe 2 përdorues

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit si shpërndarës i lëndëve narkotike, në zonën e ish-bllokut. Po në Tiranë është arrestuar një tjetër shitës kokaine, bashkë me dy klientë

Efektivët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet kanë finalizuar këtë fundjavë operacionin e koduar "Doses", për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni i organizuar në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, ka zbuluar se 44-vjeçari L. A nga Tirana, është i përfshirë në shitjen e kokainës në zonën e ish-bllokut.

44-vjeçarit i janë sekuestruar 80 doza kokainë, gati për shitje, një automjet, si dhe 147,900 lekë të rinj dhe 190 euro. Para këto të dyshuara të përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Arrestohet
Kokaina dhe paratë e sekuestruara

Mësohet se operacioni është organizuar në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative.

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar edhe një tjetër shpërndarës kokaine, bashkë me dy klientë të tij.

Në raportimin e policisë thuhet se ata janë ndaluar pas kontrollit në mjetin e 27-vjeçarit M.H, në rrugën “Muhedin Llagami”. Brenda makinës ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë, të cilët sapo kishin blerë edhe lëndën narkotike.

Për të dy ngjarjet, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

kokainë policia arrestohet

EMISIONET