Shitën për 20-30 mijë lekë të dhënat e shqiptarëve, këta janë 4 të arrestuarit për skandalin e pagave

Shitën për 20-30 mijë lekë të dhënat e

Këta janë 4 personave të arrestuar sot për skandalin e nxjerrjes së pagave dhe të dhënave personale të më shumë se 63 mijë shqiptare.

Konkretisht  policia ka arrestuar specialisten e IT-së, Eni Qirjako dhe specialistit të nivelit të lartë, Andi Agaraj.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe shtetasit Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilat i kanë blerë të dhënat për një shumë porej 200-300 mijë lekësh.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë mësohet se nga specialistët e AKSHI-t janë nxjerrë nga ky sistem lista e pagave nga muaji shtator 2020 deri në prill 2021.

Rrjedhja e të dhënave ka filluar në 21.10.2020, ku janë marrë listë pagesat e muajit shtator 2020.

Ndërkohë, mësohet nga prokuroria dhe se ku punonin dy personat e tjerë të arrestuar me dy specialistët e IT.

Klodian Sota punon tek kompania Smart Collection në pozicionin menaxher.

Endri Ikonomi punon Drejtor i Përgjithshëm në kompaninë Credit 2 ALL.

Të dhënat janë nxjerrë nga database e “Sistemit Cats” drejtorisë së Tatimeve Tiranë.

"Shtetasit Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako dhe në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 mijë lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi Eni ia kalonte në e-mail me programin wetransfer i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore Klodianit” - thuhet në dosjen e prokurorisë.

4 të arrestuarit

Shitën për 20-30 mijë lekë të dhënat e

Eni Qirjako, specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.  E dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit të detyrës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

Shitën për 20-30 mijë lekë të dhënat e
Andi Agaraj  specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit të detyrës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

Shitën për 20-30 mijë lekë të dhënat e

Klodian Sota, punon tek kompania "Smart Collection" ne pozicionin menaxher.  I dyshuar për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i K.Penal. 

Shitën për 20-30 mijë lekë të dhënat e

Endri Ikonomi punon Drejtor i Pergjithshem ne kompanine Credit 2 ALL. Dyshohet se ka kryer veprën penale "Korrupsioni pasiv në sektorin privat" parashikuar nga neni 164/6 i K.Penal.

EMISIONET