(Sh)Fryhet Vjosa, gazetari: Rreziku për përmbytje ende i lartë. Në Vlorë situata disi më e qetë

Pavarësisht qetësimit të situatës nga reshjet e shiut, rreziku ende mbetet i lartë, teksa prurjet e lumit Vjosa vijojnë të jenë të mëdha.
Kështu tha në një lidhje direkte gazetari Ermal Sika për “Ora News”, i cili raportoi situatën në terren të krijuar nga reshjet e dendura në Qarkun e Vlorës dhe Fierit.
Në ditën e katërt të reshjeve të shiut, niveli në lumin Vjosa luhatet 7.8–8.3 m, ndërsa në fshatin Fitore banorët rrezikohen si pasojë e tejngopjes kanalizimeve.
Uji në Fshat ka nisur të rritet jo nga prurjet e Vjosës, por më shumë se kanalizimet e tejngopura që tashmë nuk përballojnë më prurjet.
Sipas gazetarit nëse niveli i ujit rritet edhe me 10–15 centimetra, teksa disa banesa rrezikojnë të preken.
Sika tha se Vjosa vijon të mbajë në ankth strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit.


