Takimi i sqarimit mbyllet me thikë,17-vjeçari në Korçë plagos dy bashkëmoshatarë

Takimi i sqarimit mbyllet me thikë,17-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 17-vjeçar është shoqëruar në policinë e Korçës pasi ka plagopsur dy të mitur të tjerë me thikë pas një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë.

"Shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me thikë shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën".

Ora News mëson se të miturit janë konfliktuar për motive të dobëta.

Sherrin e kanë filluar 2 ditë më parë ndërsa sot janë takuar për tu sqaruar por njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke i goditur.

Të dy të plagosurit janë 17 vjeçarë, nuk kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ka goditur të dy në bark, por fatmirësisht pa u shkaktuar probleme të rënda.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje me thike korce

EMISIONET