Ishte me të dashurin në një zonë të braktisur, 16-vjeçarja rrëmbehet dhe përdhunohet nga i pastrehi

Ishte me të dashurin në një zonë të braktisur,

Një vajzë 16-vjeçare u përdhunua në qytetin italian Latina nga një i panjohur, i cili fillimisht rrahu të dashurin e saj dhe më pas rrëmbeu vajzën për ta dhunuar.

Vajza kishte shkuar me të dashurin e saj në një lagje të braktisur industriale, në zonën Latina Scalo.

Papritur u është afruar një i panjohur, sipas “Messenger” një i pastrehë.

Ata vrapuan drejt makiinës së tyre por burri i ndoqi ata deri aty.

Pasi ka goditur me grusht djalin, ka futur vajzën në makinë dhe është larguar.

Mësohet se të dashurit të vajzës i kishte rënë të fikët nga grushti dhe sapo është zgjuar ka lajmëruar policinë. Vajza ishte zhdukur bashkë me makinën.

E reja u gjet vetëm të nesërmen në mëngjes.

Ajo po endej në një rrugë fshati të pisët dhe me baltë, pasi u dërgua nga i huaji në një strehë të improvizuar, ku u përdhunua.

16 vjeçarja u transportua në spitalin Santa Maria Goretti, ndërsa policia është në kërkim të personit përgjegjës për rrëmbimin dhe përdhunimin  duke krehur vendet që frekuentojnë zakonisht të pastrehët.

itali perdhunim

EMISIONET