Konfiskimi i RTV Ora e Ora News/ Murrizi në Kuvend:  4 Mediat kombëtare po përdoren si 12.7 nga politika  

Perballe kritikave te opozites per pritshmëritë e institucioneve të reja të drejtësisë, drejtuesit e këtyre strukturave paraqiten në parlament të dhënat për vitin 2020, duke folur për produktivitet.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, bëri me dije 391 autorizime përgjimesh per persona të përfshirë në botën e krimit dhe korrupsionit.

Për krimet zgjedhore, tha se kanë nisur 50 procedime penale, ndërsa u zotua se do të ketë hetim në Shqipëri për personat e shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara nëse ka indicie dhe materiale që provojnë akuzat.

Gjate raportit,Arben Kraja u përball me deklaratat e deputeteit Myslim Murrizi i cili tha se në 1 vit e gjysmë, SPAK nuk vuri pas hekurave te quajturit “peshq të mëdhenj”, ndërsa kërkoi sqarime për rastin e hetimit ndaj presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi

Myslim Murrizi: Sa yje të tjerë me jaka të bardha me kollare ka ky vend. Miliona Euro pasuri të pajustifikuara në Liqenin e Thatë, lalëz ..para TEG pas TEG a ka marrë ndonjë nismë SPAK ti për ti thënë se ku është burimi i të ardhurave tuaja dhe ke 7 hale për mace para se të shkojmë tek Ylli"

Arben KrajaNuk jam personi që i dënoj, unë jam drejtuesi i Prokurorisë dhe në këtë cilësi unë kam detyrime ligjore për të krijuar kushte të gjithëve që të funksionojmë. SPAK nuk del në rrugë dhe t’i kërkojë llogari dikujt e ti thotë ku e bleve këtë shtëpi. …

Myslim Murrizi “Kam sekuestruar sot thotë 32 pasuri të Ylli Ndroqit. Ylli Ndroqi është vrime e fundit të kavallit në vagonët e korrupsionit të klasës politike 30 vjeçare. Le që nuk është pjesë e politikës, Po pse këta të tjerët, 4 mediat prestigjioze kombëtare që bëjnë marketing e i përdorin si 12.7 për të gjuajtur  ato që kanë tendera në duar dhe pasi realizojnë firmosin një kontratë tenderi, leje ndërtimi apo koncesion apo heqje me ligj siç ky parlament në turpin e tij keni hequr akcizën e pijeve energjike kur ata që na e sollën me votë prisnin që të hiqnin akcizën e naftës.”

 

Murrizi akuzoi Arben Krajën se po fsheh të kaluarën peng i së cilës është.

“Një njeri që i trembet së kaluarës së tij nuk besoj se është i patrellur për të sotmen e të ardhmen  aq më shumë në një drejtësi që shqiptarët aspirojnë. E kam shkruar që kam qenë hetues në 1987 thotë. Unë të pyeta a ke qenë kandidat për deputet i Bashkimit të Rinisë Punës së Shqipërisë. Çfarë kompleksi është të  thuash ke qenë. Fare mirë mund të thoje.

Kam qenë. Nuk blehet e kaluara as me ofiçe shteti e as me para. Çfarë është ky kompleks inferioriteti? E pres unë që ky të hetojë funksionarë të lartë të shtetit të sotëm shqiptarë që detyrojë të largojë nga puna drejtorin e Hetimit të Doganës për qindra mijëra qese e plehra që vijnë nga Shangai në Durrës, e të zbardhë të vërtetën." 

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela duke raportuar për kriminalitetin vitin që shkoi tha se ka pasur rekord procedimesh.

Ndërkohe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela, duke raportuar për situatën e kriminalitetit në vitin që shkoi tha se ka pasur rekord procedimesh dhe rritje te veprave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes kanë shënuar rritje.

Kreu i Keshillit te Larte te Prokurorise Gent Ibrahimi foli për trajnim të detyrueshëm dhe  veting të vartësve të tij  në të gjitha nivelet. Prokurorët pa status tha ai nuk mund të kenë sukses në luftën kundër krimit. Ndersa kryetarja e  Këshillit te Larte gjyqësor raportoi mungesën e aplikimeve për vakancave e gjithashtu prezantoi propozimin  saj per riformatimin e gjykatave.

Beteja ne gjykate

SPAK përmes një deklarate për mediet ka bërë të ditur sot përfundimin e hetimit pasuror mbi pasuritë e z Ylli Ndroqi, mes të cilave dhe mediet RTV Ora dhe Ora News.

Një vendim i tillë do ti hapë rrugën përballjes në gjykatë mes avokatëve të zotit Ylli Ndroqi si dhe dy prokurorëve.

Pas marrjes së njoftimit përfaqësuesit ligjor të z Ndroqi shprehen se SPAK nuk ka respektuar procedurat pasi nuk i kanë njoftuar më parë për këtë vendim.

Po ashtu ata shtojnë se janë të gatshëm për përballjen dhe se diferenca e pretenduar nuk qëndron dhe se për këtë kanë faktet dhe argumentet e plota të cilat do ti paraqesin në gjykatë ku dhe do të nisë përballja ligjore.
Po ashtu si avokati Jordan Daci dhe Besnik Muçi do të jenë sot në ekranet e TV Ora dhe Ora News edicionet qëndrore të lajmeve në orën 19:00 dhe 20:00 për të sqaruar opinionin publik.

EMISIONET