SAGA E HAKMARRJES/ Iu bë atentat me 10 plumba në Greqi, si u përfshi Andrea Kalemi në hetimet e vrasjeve të Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës

SAGA E HAKMARRJES/ Iu bë atentat me 10 plumba në Greqi, si u

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me biznesmenin e plagosur Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, i cili rezulton të jetë kushëriri i Aleksandër Sadikajt.

Ky i fundit mbeti i vrarë pas një atentati mafioz, ku mjeti i tij u hodh në erë afër një qendre tregtare në dalje të Tiranës.

Mediat helene raportojnë se 51-vjeçari, po lufton me jetën në spitalin e Janinës pas një atentati të organizuar ndaj tij në ishullin Paxos, teksa pushonte me familjen u qëllua 10 herë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas, në ishullin Paxos. Pushuesit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe kanë dalë e kanë gjetur të gjakosur 51-vjeçarin.

Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia.

Mësohet se më 5 gusht i plagosuri kishte kaluar nga Kakavija bashkë me gruan dhe 3 fëmijët, ndërkohë që rezulton person me precedentë të theksuara penale.

Përfshirja e Kalemajt në hetimin për vrasjet e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës

Vetëm dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, shumë pranë rreth rrotullimit të TEG, Alekandër Sadikaj, ka qënë në qytetin e Sarandës.

I riu rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin ”Blues Sky”, që është në pronësi të Edmond Papa dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici.

Kjo marëdhënie por dhe dëshmi të mbledhura nga policia,ka faktuar se Sadikaj dhe Edmond Papa, njiheshin mirë me njëri-tjetrin.

Por për shkak të borxheve të lindura si pasojë e blerjes së një sasie prej 100 kg hashash në Memaliaj, marëdhëniet mes dy miqve ishin kthyer në kontradiktore.

“Ora News” raportoi në 25 Janar 2023 detaje të tjera rreth dosjes hetimore të vrasjes së Edmond Papës në Selitë të Tiranës, ku veç të arrestuarit Albano Velo dhe Andreë Bode, një tjetër emër doli në skenën e hetimit si i dyshuar se mund të ketë gisht në këtë ngjarje.

Bëhet fjalë pikërisht për Adriatik alias Andrea Kalemi, i cili është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj, i cili po lufton me jetën në spitalin e Janinës, pas atentatit të pasdites së djeshme.

Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria në janar të këtij viti rezultoi se Andrea Kalemi, ka lidhje të ngushta shoqërore me dy personat e arrestuar Albano Velo dhe Andreë Bode, ku së bashku kanë frekuentuar lokalet dhe udhëtuar jashtë shtetit.

Ky person por edhe individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, në rrugë operative dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin ku ai kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.

Në vazhdim të këtyre dyshimeve, familjarët dhe persona të rrethit shoqëruar të Aleksandër Sadikajt, janë angazhuar privatisht për të mësuar detaje me qëllim hakmarjen për vrasjen e personit të tyre të afërm, ku Edmond Papa, ka qënë njeriu kryesor i dyshuar si autor dhe organizator i këtij krimi të rëndë të ndodhur në 11 qershor 2022.

Nisur nga kjo situatë, pas 6 muaj nga vrasja e Sadikajt është vendosur ekzekutimi i Edmond Papës në Tiranë.

Vrasja e tij është kryer teksa ndodhej i vetëm në ambientet e një kafeneje dhe Papa po konsumonte kafe, ngjarje kjo e ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022.

Ai është qëlluar me pistoletë disa herë në një distancë të vogël, duke i shkaktuar plagë tejshkuese.

Për këtë krim policia mundi të arrestojë Albano Velon, djalin e një ish-punonjësi Policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë dhe shpalli në kërkim Andrew Bode.

Ndërsa mësohet se veprimet hetimore janë kryer edhe ndaj personit tjetër, Andrea Kalemi, Aldo Kalemaj dhe personave të tjerë që dyshohet se janë implikuar në këtë vrasje.

edmond papa andrea kalemi aleksandër sadikaj adriatik kalemi

EMISIONET