Rruga që u la rrugëve/ Banorët në Selenicë: Rruga na është shembur, kërkojmë ndërhyrje, pasi bllokohen 5 fshatra
Pas reshjeve të dendura të shiut në 23 janar të këtij viti u shemb rruga hyrse në njësinë administrative Sevaster në fshatin Pllocë. Sot disa muaj më pas asnjë masë nuk është marrë, ndërsa banorët tregojnë se ndihen të frikësuar kur kalojnë në të ndërsa shprehen të shqetësuar për situatën!
Kjo rrugë në hyrje të fshatit Plloçë në Selenicë u shemb më 23 janar të këtij viti nga reshjet dendura të shiut!
Por, edhe pse kanë kaluar disa muaj veç këtyre tabelave paralajmëruese, asnjë punë konkrete nuk është bërë!
Banorët tregojnë se ndihen të friksuar kur kalojnë aty.
“Po nuk bëhet fjalë, se kur do të shkoj në Vlorë do jem me familje dhe nuk bëhet fjalë që të kaloj këtu ndaj nuk do mund të shkoj”, thotë një banor.
“Rruga në Plloccë ka tre muaj që është dëmtuar. Kanë vënë një sinjalistikë atje por nuk po merret asnjë masë. Në rast se shembet rruga ne bllokohemi fare. Do punojmë Tepelenën prapë”, shprehet një tjetër banor.
Ata shprehen se nëse rruga shembet, ajo bllokon totalisht mbi 5 fshatra të kësaj njësie.
“Shteti të marrë masat dhe jo të flejë gjumi. Pranda janë dhe këtu bashkitë”, shprehet banori i indinjuar.
Banorët e zonës bënë thirrje për ndërhyrje në këtë aks që për qindra familje është i domosdoshëm.