Rruga e shembur rrezikon shtëpitë, banorët në rrugën "Martin Canaj" në Vlorë jetojnë me frikë

Rreth 50 familje jetojnë çdo ditë me frikë në rrugën Martin Camaj në Vlorë, për shkak se rruga mund të rrëshqasë, duke marrë me vete edhe banesat që gjenden poshtë saj. Banorët apelojnë për ndihmë ndërsa thonë se institucionet janë në dijeni të rrezikut.

Një pjesë e rrugës është totalisht e shkatërruar ndërsa për pjesën tjetër kanë investuar banorët e zonës duke e shtruar vetëm me beton.

Kjo është situata e rrugës "Martin Camaj" pjesë e zonës së Kuzumbabasë teksa veç infrastrukturës banorët i druhen dhe shtëpive pasi rruga po rrëshket.

Banorët thonë se askush nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të siguruar jetën e tyre.

"E mbajmë vetëm me lopata. Me zhaviorr e beton.

Rruga është shumë keq, atje ka rënë fare," thonë ata.

Thonë jeta e tyre është e rrezikuar ndaj apelojnë autoritetet që të ndërmarrin masa.

"Secili pjesën e tij, me lekët nga xhepi. Shtëpia është gati të bjerë dhe askush nuk vjen," thonë ata.

Rruga në fjalë nuk i kalon 3 km në gjatësinë e saj dhe gjendet në pjesën e kodrës së Kuzum Babasë.

Zona është një ndër më të frekuentuarat, përgjatë gjithë muajve të vitit, për shkak të vendit të shenjtë për të gjithë besimtarët bektashi, Kuzum Baba, i cili çdo ditë, veçanërisht të enjteve vizitohet nga qindra qytetar, pushues dhe turistë të huaj.

Rruga e shembur rrezikon shtëpitë, banorët në rrugën

EMISIONET