Rritja e fëmijëve nga gjyshërit/ Hida: Mungesa e dadove bën që kjo zgjidhje të 'përqafohet'

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", psikologia Manolita Hida analizoi fenomenin gjithnjë e më të përhapur të rritjes së fëmijëve nga gjyshërit, duke vënë në dukje përfitimet dhe rreziqet që sjell kjo zgjedhje në realitetin social dhe ekonomik të sotëm.

"Në fakt është një rol që është përhapur më së shumti veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit duke qenë që edhe nënat janë gjithmonë e më shumë të angazhuara në sektorin e punësimit.

Duket se është zgjedhja më e mirë aktualisht duke qenë që edhe programet që lidhen me pjesën e shkollimit, të dadove ose babysiterave mungojnë, kështu që mbetet një alternativë e cila dashur padashur është dashur të përqafohet nga një pjesë e mirë prej nesh.

E mira e të mirave është që ata të cilët kanë lindur fëmijët, të mbajnë përgjegjësi për rolet e tyre. Megjithatë sikundër unë thashë, në një shoqëri që ecën në mënyrë të vazhdueshme, në një tren ekonomik i cili kërkon që të dy prindërit të ndodhen në punë për të plotësuar nevojat e familjes, a ka dëme nga kjo pjesa që fëmijët rriten me gjyshërit?

Do të ketë dëme nëse marrëdhënia midis prindërve dhe gjyshërve nuk është e rregulluar mirë", u shpreh Hida.



EMISIONET