Rrëzohet aksidentalisht nga pallati teksa po punonte, ndërron jetë 60-vjeçari në Vlorë

Rrëzohet aksidentalisht nga pallati teksa po punonte, ndërron

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, i cili ishte duke punuar në një pallat që ishte në ndërtim në lagjen 'Uji i Ftohtë'.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

"Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital." - njofton policia. 

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

EMISIONET