Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme të Greqisë takon në burg Fredi Belerin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2023, 12:54
Theoharis Laskos, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme të Greqisë ka zhvilluar një takim në burg me Fredi Belerin.
Fredi Beleri ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për shti-blerje të votave pak ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Ai u kap nga policia në lokalin e tij, dhe pavarësisht se fitoi në 14 maj bashkinë e Himarës, ai vazhdon të jetë i akuzuar për këtë krim zgjedhor dhe për të do të vendosë drejtësia.