Rrëfimi tronditës i të resë që u mor peng nga i dashuri: Më godiste me këmbë karrigeje, shkelma dhe… Avokati kërkon mbrojtjen e klientes

28-vjeçarja që u mbajt peng për më shumë së një javë nga bashkëjetuesi ka treguar dhunën dhe abuzimet nga njeriu për të cilin erdhi nga Gjermania për të ndërtuar familje. Thotë se pa tmerr me sytë ndaj tashmë kërkon drejtësi.

"Kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy."

Kështu e nis rrëfimin e saj 28-vjeçarja e cila u dhunua për një 1 javë nga bashkëjetuesi në banesën e tyre në rrugën "Frosina Plaku".

E reja për mediat ka treguar momentet e dhunës nga Gleard Gusholli.

"Kam tentuar të hidhem disa herë nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me shkelma, me grushte në kokë, fytyrë, trup. Më gjuante me një shkop që ishte me gozhda në gjithë trupin, më nxirrte thikën dhe më thoshte do të çaj barkun."

Ajo tregon se njohja nisi në Gjermani ku edhe atje ra pre e dhunës, e ndërsa kishin 3 muaj të ndarë ata u bashkuan sërish në Tiranë ku kishin vetëm 2 javë bashkëjetesë.

"Ne njiheshim prej një viti e gjysmë. Më ka dhunuar në Gjermani dhe nuk e kam denoncuar as unë dhe as familja ime. Ky tani nga xhelozia, se kemi qenë tre mua të ndarë, donte të hakmerrej. Më merrte telefonin, nuk më hapte derën të dilja. Nuk kontaktoja dot asnjeri."

28-vjeçarja, e cila ështe me pasaportë gjermane dhe me profesion mjeke, ka telefonuar një të afërm të bashkëjetuesit të saj ku i ka treguar për dhunën e ushtruar, ku dhe e ka ndihmuar për ta çuar në spital.

"Folëm në telefon dhe i kërkova ndihmë. Ishte e fundit që mund të bëja dhe pse e dija që mund të më vriste. I kërkova ndihmë, të lutem hajde dhe më ndihmo."

Avokati i saj, Enea Cenko, tregon se prokuroria duhet ti rishikojë edhe një herë akuzat pasi ka episode të heqjes së paligjshmëri të lirisë.

"Tregon se përgjatë një jave është mbajtur peng nga ky shtetas i cili është arrestuar nga uinformat blu të Tiranës. Jo vetëm është mbajtur peng por edhe është tentuar të vritet nga ky shtetas".

Efektivët e komisariatit 2 kanë bërë arrestimin e Gleard Gushollit si autor të ngjarjes e ndërsa në pranga për moskallëzim krimi kanë përfunduar dhe Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta.

Ndërsa dy vëllezërit Bledi dhe Erlind Katreshi e larguan nga vendi i ngjarjes.

avokati gleard gusholli dhunimi enea cenko

EMISIONET