"Rikthehet" MEK/ Iraniani ikën nga muxhahedinët, përfundon te komisariati 4. Drejtuesit e kampit tentojnë ta rikthejnë me dhunë, arrestohet nga policia

"Rikthehet" MEK/ Iraniani ikën nga muxhahedinët,

Kampi i Muxhahedinëve MEK është përfshirë nga një tjetër skandal. 

Burime bëjnë me dije se një banor ka shprehur revoltën dhe është arratisurd, duke ardhur në kryeqytet. 

Burime bëjnë me dije se ka patur një tentativë të marrjes dhe rikthimit me dhunë të këtij fundit në kamp. 

Iraniani është marrë nga komisariati nr. 4 në kryeqytet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyeve që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.

NGJARJA

"Rikthehet" MEK/ Iraniani ikën nga muxhahedinët,

Ali Asgar Zamani u argua dje nga kampi dhe për t’i shpëtuar ndjekes së drejtueses së kultit Rajavi, ai ju bashkua Shoqatës Asila, që ju ka ardhur në ndihmë edhe iranianëve të tjerë që janë shkëputur përfundimisht nga MEK.

Lajmin e largimit të tij e ka dhënë Gazetari Gjergji Thanasi, i cili ka publikuar në facebook, foto të Ali Asgar Zamanit i buzëqeshur me drejtuesin e Asila Dashamir Mersuli në ambientet e shoqatës.

Teksa i ka uruar një jetë të mbarë e të qetë në Tiranë, gazetari thotë se largimi i tij nga MEK ka qenë me kosto zero.

“Të dashur miq po ju jap një lajm të mirë: Z. Ali Asgar Zamani u arratis nga Kampi Ashraf 3 (Iranianët në Manez) dhe ju bashkua Shoqatës Asila. Me shumë kënaqësi i uroj z. Zamani shumë fat e mbarësi si një njëri i lirë në Tiranë, jo me si një “zombie” në Kampin Ashraf në Manëz. Z. Zamani jetojeni jetën, që ju ka mbetur, sepse për ju fatmirësisht përfundoi një herë e mirë “ëndërra” e keqe me Kultin Rajavi! Theksoj se shpëtimi i z. Zamani u krye pa u paguar asnjë Euro si “ransom money”. Na vjen shumë keq Komandant Rahim!”, shkruan gazetari Thanasi.

"Rikthehet" MEK/ Iraniani ikën nga muxhahedinët,

Por, i qetë Ali Asgar Zamani ka shijuar lirinë e tij vetëm pak orë, pasi të alarmuar për ikjen e tij, MEK është vënë në lëvizje dhe ka tentuar ta rrëmbejë atë, për ta rikthyer me forcë në Kamp.

Gazetari Thanasi përmes një reagimi të dytë thotë se pranë shoqatës Asila një anëtar i MEK ka tentuar ta rrëmbejë me forcë duke mos dhënë detaje të tjera nga ngjarja në kryeqytin shqiptar.

Sipas burimeve, tentativën e rrëmbimit e ka ndalur policia e Tiranës e cila ka ndërhyrë dhe shoqëruar në komisariatin nr. 4 rrëmbyesin.

Sipas ligjit shqiptar, nëse do të zbatohet në këtë rast, anëtari i MEK pritet të përballet me akuzën e tentativës për rrëmbim personi, tentativës për heqje të lirisë me dhunë dhe dhunim të pronës private.

“Të dashur miq nga fqinjet e Vilës Asila në Tiranë sapo u informova që një komando ish terroristesh iraniane (ish Kulti Rajavi/MEK) ka shkuar në ambjentet e Vilës Asila për të rrëmbyer z. Ali Asgar Zamani, që sapo e braktisi Kultin Rajavi!!!

Policia e Tiranës ka ndërhyrë me forca dhe mjete për ta penguar kryerjen e kësaj vepre penale. Nëse mësoj më shumë hollësi, do t’i publikoj në Facebook menjëherë!!!

Natë e vështirë për policinë e Tiranës sonte!!!!”, shkruan Thanasi në statusin e tij.

EMISIONET