Rexhepi: Në shkolla duhet të ketë agjentë e policë me uniformë për parandalimin e shitjes së drograve

Emisioni “Epiqendër” në Ora News i Moderuar nga Gazetarja Sonila Musai trajtoi këtë të enjte temën mbi shpërndarjen e drograve në zona të ndryshme të kryeqytetit e kryesisht në shkolla.

I ftuar në studio Eksperti i Kriminalistikës Artan Rexhepi u shpreh se në shkolla duhet të ketë shërbime stacionare të përhershme, policia me uniformë dhe agjentë rrotull.Ndër të tjera ai tha:

Artan Rexhepi: Pjesa që më shqetëson më tepër janë shkollat. Deri para disa vite më parë shkollat kanë qenë të paprekshme dhe kështu duhet të kthehen në shkolla duhet të ketë shërbime stacionare të përhershme, policia me uniformë dhe agjentë rrotull.

Kush  i afrohet shkollës për drogë, qoftë drograt e lehta qoftë drograt e rënda në kuptimin ligjor duhet të modelohet pra të dënohet shpejt me proçedurë  të përshpejtuar

EMISIONET