Hamataj: Duhet ndryshim i ligjit, sot dënohet njësoj si ai që kapet me 5 gramë hashash si ai me 5 tonë
Avokati Ermal Hamataj i ftuar në emisionin “Epiqendër”në Ora News të Moderators Sonila Musai kërkoi ndryshimin e kodit penal.
Gjatë fjalës së tij Hamataj tha se: kodi jonë penal qoftë pjesa e drograve të forta qoftë e kanabisit apo qoftë e kultivimit të dënon njësoj si me 5 gr hashash ashtu edhe me 5 ton hashash, edhe me 1 gr kokainë edhe me 5 ton kokainë.Këtu nuk ka një ndarje.
Shumica e të burgosurve sot e kanë mbingarkuar sistemin penitenciar pasi janë këta me 5 gram me 10 gram këta janë pjesa dërrmuese që sot po vuajnë dënimin u shpreh avokati gjatë fjalës së tij.