“Restart 14”/ Prangoset 24-vjeçari i shpallur në kërkim 4 ditë më parë, pjesë e grupit të transportimit të 8.2 kg drogë

“Restart 14”/ Prangoset 24-vjeçari i shpallur në

Policia e Korçës ka vënë në pranga 24-vjeçarin e shpallur në kërkim, i cili në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 3 prej tyre të arrestuar, do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë Korçë

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar "Restart 14", i zhvilluar 4 ditë më parë.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, të goditur në kuadër të operacionit policor të koduar "Restart 14", specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, kapën dhe ndaluan njërin nga dy shtetasit e shpallur në kërkim gjatë operacionit, konkretisht:

-K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit K. P. dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia korçë drogë kanabis

EMISIONET