Rërë në vend të asfaltit elektoral / Gropat në Vlorë mbushen me rërë në prag të zgjedhjeve

Asfalti elektoral në Vlorë po zëvendësohet me rërë në prag të zgjedhjeve të 14 majit.  Gropat e shumta të lëna të hapura, pa asnjë investim ndër vite kanë bërë që insttucionet të nisin një shtrim të rrugëve provizor. Qytetarët shprehen të zhgënyer nga situata dhe akuzojnë institucionet për investime që zgjasin pak javë!

40 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit kjo ëshë situata në Vlorë!

Punëtorët po mbushin gropat në qytet me rërë!

Çarja e asfaltit dhe shkatërrimi i rrugëve po rikonstruktohen me atë që quhet investime elektorale.

Qytetarët e Vlorës e shohin këtë gjë si skandal Sipas tyre kjo është tallje me qytetin dhe njëkohësisht shpëdorim I fondeve publike me punë të kota.

“Si mos më keq, çfarë të shikosh aty?! Nuk ka lekë për asfalt, po pse nuk pyesni hajdutin?!”, thotë një qytetar.

“Absolutisht nuk lejohet në asnjë vend kjo, edhe me logjikë dheu mund të hidhet, por për të mbjellë pemë, jo për rrugë”, thotë një tjetër qytetar i revoltuar.

Ata shprehen se rëra me shiun e parë që do të bjerë do të zhduket duke e kthyer rrugën në gjendjen e mëparshme

“Gjithsesi, firma që shërbeu në këtë shtrim asfalti, nuk e bëri mirë punën këtu. Ne si qytetarë jemi të pakënaqur, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, thotë një qytetar.

“Ky është një mashtrim fatal para votimeve dhe mbas tyre kjo do të bëhet akoma më keq”, shprehet qytetari tjetër.

Me rërë bituminoze deri më tani, segmenti rrugor përpara bashkisë Vlorë nuk është i vetmi ku gropat e shumta janë mbuluar me të.

Rërë dhe dhe është hedhur gjithashtu edhe në rrugën e unazës së madhe të qytetit, në segmentin rrugor “Pelivan Leskaj”, por edhe në rrugë në brendësi të lagjeve.

vlore edi ruçi asfalt elektoral rere per gropat mbushen gropat me rere bashkia e vlores

EMISIONET