45 vite infermier, Ora News sjell ditën e fundit të punës së Fadil Sykajt nga Shkodra

Fadil Sykaj ka shërbyer për 45 vjet në urgjencën e Shkodrës, si infermier. Ora News ka qenë me infermierin në ditën e fundit të punës së tij, ndërsa ai ka rrëfyer moment më të vështira të 1997, dhe më të frikshmet në pandeminë e koronavirusit.

Për 45 vite të jetës ka qenë mision i pandarë që bashkudhëtuar me të. Sot Fadil Sykaj ka ditën e fundit të punës si infermier në poliklinikën e Shkodrës.

Pjesë e repartit të urgjencës, ai është njeriu që ka hyrë në shumë familje shkodrane për të dhënë ndihmën e tij.

“E fillova duke qeshur dhe ashtu po e mbaroj.”

E nisi punën fare i ri, vetëm 20 vjeç dhe në një zonë të largët si ajo e Dukagjinit.

“Më duket si një ëndërr. Në moshën 20-vjeçare punova në ato kushte në majë të Dukagjinit.”

Teksa na rrëfen punën e përditshme pranë njerëzve, edhe në intervistë Fadilin e ndërpret një telefonatë që për të ka qenë e zakonshme në këto vite. Një rast urgjence ku duhet të ndërhyjnë.

“Për 3 sekonda dolëm.”

Trazirat e 1997 kanë qenë viti më i vështirë për këtë shërbim.

“Momentet më të vështira ka qenë viti 1997.”

Nuk ka bërë përjashtim as pandemia.

“Në pandemi kemi punuar me qafën në gërshërë. Shumë e vështirë dhe e frikshme.”

E ka një mesazh për brezin e ri që zgjedhin këtë profesion.

“Është zanat humanitar dhe lum kush e përkrah.”

Tashmë në pension Fadili thotë se nuk do të ndalet së punuari duke i shërbyer familjeve që do të kenë nevojë.

Shpëtimi i një jete është gjëja më e bukur që mund të bësh e mbyll rrëfimin Fadil Sykaj.

EMISIONET