Nga Kosova Rama mbron Serbinë: Nuk mund të hidhet në flakë për Perëndimin, 80% mbështesin Putinin

I pranishëm në promovimin e librit me titull “Përplasja e Madhe” të shkruar nga Enver Hoxhaj, kryeministri Rama i doli sërish në mbrojtje Serbisë.

Ai tha se Serbia nuk mund të hidhet në flakë për perëndimin kur ka një popull që 80% mendon se Putinin ka të drejtë.

Sipas tij, Serbia duhet të qëndrojë në një distancë të drejtë me Rusinë që kjo flakë të mos vijë këtu në rajonin tonë.

Rama: Serbia nuk mund të hidhet në flakë për perëndimin kur ka një popull që 80% mendon se Putinin ka të drejtë. Ama Serbia duhet të qëndrojë në një distancë të drejtë që kjo flakë të mos vijë këtu. Ky është thelbi i tradhtisë time për të cilën nuk jam pishman.

Ne kemi vuajtur boll. Kosova ka vuajtur boll nga lufta dhe nuk ka pse shkon në atë drejtim, vetëm nëse e detyrojnë. Përsa kohë ne nuk na detyrojnë, nuk kemi pse i shkojmë asaj rruge fare.

EMISIONET