Rama: Në Tiranë ka pallat 7-8 kate pa leje, do konfiskohet, shkelësit milionerë do kenë pasoja të rënda
Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediet nga ministria e Brendshme u shpreh se çdo para e mbledhur parablerja e mundshme e ndërtimeve pa leje do të shkojë për shpronësime.
Ai paralajmëroi se nëse këta shkelës milionë do të përdorin ndonjë gjykatës të korruptuar me ato teknikat e sigurimit të padisë, do të humbin më shumë sesa ndërtesat, por edhe mundësinë për të bërë biznes.
Rama: Çdo para që do të mblidhet nga parablerja e mundshme dhe do ta blejnë nga populli që përfaqësohet nga shteti, dhe t’ia japin klientit, një cikë shtrenjtë. Ose kështu ose të shkojnë të paguajnë gjobën dhe të përballen me drejtësinë. Fondi që do të mblidhet do të shkojë për shpronësime, shpronësimet tek Unaza e Re duan lekë, këto lekë nuk mjaftojnë, por për një pjesë.
Nëse këta shkelës milionë do të përdorin ndonjë gjykatës të korruptuar me ato teknikat e sigurimit të padisë, sikurse ka ndodhur me disa raste skandaloze, një gjë është e sigurt, ata do të bllokojnë veten e tyre në çdo derë të shtetit dhe do të shuhen si aktorë ekonomike, do të kenë pasoja shumë të rënda se sa dhurimi i metrave shtesë, që ia kanë marrë hapësirave që nuk janë të tyret. Boll më ndërto duke korruptuar policë dhe inspektorët dhe në fund futi një legalizim në rrugë të paligjshme.
Nuk do të ketë legalizim për kate e ndërtesa për qëllim fitimi. Ndërtesat që janë në ndërtim e sipër vetëm mund të shemben ose konfiskohen nëse nuk parablihen dhe dhurohen. Nga informacionet del që ka në Tiranë një pallat komplet pa leje, 7-8 kate dhe natyrisht shefi i komisariatit i asaj zone s’ka sesi të jetë shef komisariati. Ai do të shembet ose do të konfiskohet.


