Qyno: Prej disa muajsh SPAK-u është bërë më agresiv ndaj zyrtarëve të lartë. Ja çfarë po ndodh me dosjet e korrupsionit
Në Prokurorinë e Posaçme po vlojnë dosjet e peshqve të mëdhenj dhe të vegjël, ku një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të lartë, apo edhe biznesmenë po thirren çdo për të dhënë dëshmitë e tyre në SPAK.
Për të mësuar më shumë lidhur me hetimet e disa prej këtyre dosjeve gazetari Elton Qyno, në një studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se me ardhjen në krye të SPAK-ut të Altin Dumanit situata me hetimet e zyrtarëve të lartë ka ndryshuar krejtësisht.
“Prej muajsh SPAK-u ka qenë më agresiv jo vetëm ndaj eksponentëve të krimit të organizuar, por edhe ndaj zyrtarëve të lartë.
Dy javë më parë ka nisur dhe procedimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, apo edhe ajo e ish-Presidentit Ilir Meta. Pra SPAK po heton nga të gjitha kampet e politikës”, theksoi ndër të tjera gazetari Elton Qyno, i cili zbuloi dhe informacionet më të fundit lidhur me hetimet e bujshme që po zhvillohen aktualisht nga prokurorët e posaçëm.