Punë që nuk mbarojnë kurrë/ Në Unazën e Madhe të Vlorës është investuar dy herë në 7 vite për të njëjtin shërbim
Unaza e madhe e Vlorës ka marrë dy herë fonde publike për të kryer të njëjtën punë , vendosjen e tubacioneve për ujësjellës kanalizime. Banorët tregojnë vështirësitë me të cilat përballen, ndërsa akuzojnë se kjo që po bëhet është vjedhje e parave të shqiptarëve.
Në unazën e madhe të Vlorës po punohet sërish, për të njëjtin projekt, atë të ujësjellës kanalizimeve.
Ndërhyrja e fundit u bë në 2016, kur u vendosën tubacione me material hekuri, investimi i cili kushtoi 416 mln lekë.
Rruga në punim ka sjellë vështirësi edhe për qytëtarët e zonës, të cilëve u ka mbetur vetëm të shpresojnë se do të ketë një rezultat të mirë.
"Kështu kanë bërë përherë, merr rrugë, prish, hidh këtej e hidh andej. Ku të shkojmë, me frikë kalojmë. Dimrit nuk kalon dot këtu.
Dëme ka se prishet rrugë, por po u përgjigjën në kohë dhe në cilësi... se i duam të gjitha, drita, ujë," thonë qytetarët.
E konsiderojnë të papranueshmë ketë situatë, ku për të njëjtën punë jepen disa herë tendera.
Sipas banorëve, kjo është vjedhje e shqiptarëve.
"U ça njëherë, u bë tubacioni i parë e çahet tani prap. Po bëhet tubacioni i dytë. Dy tre herë vjedhje tenderash," thanë banorët.
Infrastruktuara e dëmtuar i bën të kujtojën fshatin .
"Nuk e prisnim të bëhej kështu, sikur të jesh në fshat," tha një i moshuar.
Shumë pranë nisjes së sezonit veror, ky segment nëse nuk do të jetë i përfunduar pritet të shkaktojë shumë trafik.
