Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe

Njëri nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj.

I riu u arrestua pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit. Pas daljes nga Komisariati nr. 3, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes dhe nxori nga xhepi një vezë.

“Kjo ishte arma ime”, deklaroi ai para të pranishmëve, përpara se ta hidhte vezën në oborrin e Komisariatit nr. 3.

Personat e arrestuar u akuzuan për prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe dhunë ndaj policisë.

EMISIONET