Kremlini heq dorë nga termi “Operacion special”, e quan zyrtarisht luftë konfliktin në Ukrainë

Kremlini heq dorë nga termi “Operacion special”, e quan

Kremlini e ka cilësuar zyrtarisht si “luftë” konfliktin në Ukrainë, duke u larguar nga termi “operacion ushtarak special”, i përdorur prej fillimit të pushtimit rus në vitin 2022.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se konflikti ndryshoi natyrë pasi, sipas tij, vendet perëndimore u përfshinë drejtpërdrejt në mbështetje të Ukrainës.

“Pasi vendet perëndimore u përfshinë, operacioni ushtarak special u shndërrua në një luftë të vërtetë”, u shpreh Peskov.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të Moskës, “në këto rrethana, regjimi i Kievit është i aftë për çdo gjë”, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në konflikt.

EMISIONET