PËRMBYTJET NË VEND/ Ministri Salla për Ora News: Do të jemi në të gjithë Shqipërinë për të monitoruar situatën nga afër

PËRMBYTJET NË VEND/ Ministri Salla për Ora News: Do të jemi

Në një lidhje direkte për OraNews, Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka folur nga Lezha lidhur me situatën aktuale të përmbytjeve dhe se si ministria e Bujqësisë dhe Emergjencat Civile janë të angazhuara në terren për të ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve të prekur. 

Salla u shpreh se do të ketë dëmshpërblim ndaj qytetarëve nga çdo bashki. 

Ndërkaq ministri nënvizoi se përpos Lezhës, do të monitorojnë nga afër në terren situatën e reshjeve të rënduara në të gjithë Shqipërinë.

“Tani jemi në Lezhë duke bërë një takim me Emergjencat në rang qarku, për të diskutuar rreth problematikave dhe situatave që ka pasur në terren. Në argjinaturave, në pjesën e banesave të përmbytura dhe për t’i qenë pranë çdo banori. Për t’i dëmshpërblyer ata nëpërmjet evidentimit të çdo bashkie, që janë në terren gjatë gjithë kohës, për të evidentuar dhe për të qenë pranë qytetarëve.

Në mënyrë që asnjë nga banorët të mos mbetet vetëm.

Ne jemi në Lezhë por do të jemi në të gjithë Shqipërinë, më vonë do të jemi dhe në Shkodër, për të diskutuar dhe për të pasur aty dhe një informacion të detajuar rreth situatës dhe problematikave që lidhen me të gjithë shqetësimeve të përmbytjeve dhe për banorët të cilët do të jenë në monitorim të plotë nga ana e bashkive, Emergjencave Civile po edhe Ministria e Bujqësisë.” – u shpreh ministri Salla.

 

EMISIONET