Isufi: Marrëveshja për presidentin do t'i shmangte Kosovës zgjedhjet e jashtëzakonshme
Gazetari, Venhar Isufi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", vlerësoi se përpara se të konstituohet Kuvendi i Kosovës më 6 gusht, forcat politike duhet të arrijnë një marrëveshje për çështjen e presidentit. Sipas tij, kjo do t'i hapte rrugë krijimit të institucioneve dhe do të shmangte skenarin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.
"Besoj që do të ishte shumë më e rrugës që me 6, pra, gusht, tashmë kur është thirrur edhe në fakt data për konstituimin e kuvendit, në fakt do të ishte shumë më mirë që të gjithë të merrnim lajmin se do të arrihet një marrëveshje për zgjidhjen pastaj të çështjes së presidentit.
Sepse Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për të bërë qeverinë, pra ka edhe parti të tjera të cilat janë jo-shumicë, për çka i bie që është diku rreth 63 apo 64 deputetë të cilët e kanë, pra, anën pozitive që do të votojnë që të bëhet qeveria, pra, e legjislaturës së nëntë. Kështu që, është problemi i cili në fakt është në diskutim çdo ditë, që duhet të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur, dhe kjo për çështjen e presidentit sepse duhet të jenë mbi 81 deputetë të cilët duhet të jenë në sallë dhe të votohet presidenti.
Kështu që unë besoj, dhe është mendimi im, që do të ishte më e rrugës që ne si qytetarë të Republikës së Kosovës të marrim lajmin se do të ketë zgjidhje, dhe jo të mendohet për alternativa të tjera që është, pra, hapi tjetër pastaj, edhe mundësia e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme sërish dhe i përfunduam tashmë kur u bë edhe çertifikimi i rezultateve, pra, dhe i këtyre zgjedhjeve të fundit, dhe do të ishte më e rrugës, pra, që t'i shmangemi alternativave", u shpreh Isufi.
Ndiqni intervistën e plotë:

