"President dhe Komandant i Përgjithshëm i FA-së", Meta përballet sy me sy me Kim, i kujton miqësinë...

Në përballjen e parë sy më sy me ambasadoren amerikane Yuri Kim pas përplasjes në distancë, presidenti Ilir Meta kujtoi edhe njëherë miqësinë mes dy kombeve që është më e hershme se vetë themelimi i shtetit shqiptar.

"President dhe Komandant i Përgjithshëm i FA-së", Meta

Meta: Të dashur miq të shumtë nga SHBA, miqësia e fortë midis dy kombeve tona është shumë më e hershme sesa vetë periudha e shtetit shqiptar për të cilin SHBA janë investuar shumë për ta njohur. Ajo daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan Henry Ëadsëorth Longfelloë që i thurte një nga poemat e tij më të bukura Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu, mbrojtësit të Europës nga barbarët.

Duke folur në aktivitetin e nisjes së “Defender 21”, Meta përmedi sërish lirinë, demokracinë dhe orientimin europian dhe perëndimor të Shqipërisë.

Meta: Ne do të vazhdojmë në rrugën e lirisë dhe qytetërimit europian dhe për këtë një garanci e fortë është përkatësia jonë në Aleancën Euroatlantike si aleanca më e madhe e lirisë dhe demokracisë në botë dhe jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje madhore tregiojmë se jemi të gatshëm në çdo kohë të mbrojmë vlerat e lirisë, paqes, demokracisë në Europë dhe gjithë hapësirën Euroatlantike.

Stërvitjen ushtarake e konsideroi një test për Forcat tona të Armatosura ndaj shtoi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të arrijë atë nivel besueshmërie që kërkon dhe pozicioni dhe roli i saj strategjik.

"President dhe Komandant i Përgjithshëm i FA-së", Meta

Meta: “Defender 21” është një stërvitje shumëkombëshe, FA jo vetëm do të presin dhe mbështesin trupat e vendeve të tjera me angazhim dhe kalim tranzit por do të jetë aktivë me 1000 trupa. Synimi dhe objektivat që NATO, SHBA dhe vendet aleate dhe partnere kanë vendosur për këtë stërvitje i japin një mundësi të shkëlqyer Forcave tona të Armatosura për të testuar aftësitë operacionale të njësive dhe strukturave jo vetëm të luftimit por edhe atyre mbështetës. Çdo ushtrim është një test i ndërveprueshmërisë por mbi të gjitha një oportunitet për të forcuar besimin dhe partneritetin tonë strategjik. Është një rast i shkëlqyer për të njohur më mirë mjedisin rajonal dhe në këtë kontekst është tejet e rëndësishme që Shqipëria të arrijë atë nivel besueshmërie që kërkon dhe pozicioni dhe roli i saj strategjik.

Mazhorancës, e cila në Tiranë ka ndërmarrë nismën për shkarkimin e tij nga detyra, i kujtoi se është President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Meta: Si President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura jam i bindur në përmbushjen e detyrimeve nga të gjithë strukturat shtetërore përfshirë dhe ato që lidhen me sigurinë e shëndetit për parandalimin e infektimeve me Covid 19.

Duke uruar që stërvitja të kryhet me sukses, Kreu i Shtetit u shpreh besimplotë se miqtë amerikanë dhe të tjerë do të mbeten të kënaqur edhe nga mikpritja shqiptare.

Meta: Jam besimplotë se të gjithë pjesëmarrësit që do të na vizitojnë gjatë kësaj kohe do të mbeten me përshtypjet më mbresëlënëse nga mikpritja e ngrohtë dhe bujare shqiptare. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit.

EMISIONET