Fjalën e fundit e thotë Kushtetuesja! Nis sot në Kuvend, ja procedura për shkarkimin e presidentit Meta

Fjalën e fundit e thotë Kushtetuesja! Nis sot në Kuvend, ja

Parlamenti i vjetër mblidhet sot në seancë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Pika më e rëndësishme e rendit të ditës është nisma e socialistëve për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimine Kreu të Shtetit Ilir Meta, një tentativë e dytë e mazhorancës pas tërheqjes nga nisma e parë.

Sipas nenit 112 të rregullores së Kuvendit, kryeparlamentari Gramoz Ruçi duhet të njoftojë sot Kuvendin dhe Presidentin mbi nismën e 50 deputetëve të PS për shkarkimin e Ilir Metës.

Më pas brenda 15 ditëve duhet ti dërgojë shkresën Komisionit të Ligjeve dhe ky i fundit brenda kësaj periudhe duhet të përgatitë një raport nëse duhet të ngrihet një komision hetimor apo jo,  nëse zoti Meta e ka shkelur Kushtetutën siç pretendojnë socialistët apo jo.

Nëse Komisioni i Ligjeve do të vendosë për ngritjen e komisionit hetimor atëherë duhet të presim nëse Presidenti do të kërkojë të dëgjohet në këtë komision.

"Ligjet" brenda 7 ditëve duhet të përgatitin një raport për ta sjellë në seancë plenare dhe brenda dy ditëve nëse Kuvendi e miraton këtë raport duhet të ngrihet komisioni hetimor.

Ky i fundit është i detyruar të thërrasë Presidentin në një seancë dëgjimore. Më pas do jetë kuvendi që do të zhvillojë një seancë të posaçme dhe nëse Meta kërkon të dëgjohet nga  Kuvendi për të paraqitur qëndrimin e tij Kuvendi duhet ta dëgjojë, në rast të kundërt Kuvendi miraton një datë ku do të mbahet seanca e votimin për shkarkimin apo jo të Presidentit.

Megjithatë fjalën e fundit për këtë do ta thotë Gjykata Kushtetuese.

Pjesë e rendit të ditës së seancës së sotme është edhe shqyrtimi i disa projekligjeve të kthyera nga presidenti Ilir Meta.

Parlamenti i vjetër do të ketë të paktën 4 seanca plenare deri me 8 korrik, më pas në shtator do të konsitutohet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

 

EMISIONET