Këlliçi nxjerr PAMJET: Autobusi falas po i prin ndryshimit, është bërë pjesë e kryeqytetit
"Autobusi falas po i prin ndryshimit. Është bërë pjesë e qytetit, e banorëve, e të rinjve, në çdo cep të Tiranës."
Kështu thotë Belind Këlliçi, kandidati i koalicioni të opozitës për Tiranën në zgjedhjet vendore të 14 majit, i cili e ka pikë kryesore të programit të tij elektoral, bërjen e transportit publik pa pagesë për qytetarët e Tiranës.
Tashmë, autobusi i i ekipit të tij të fushatës, shihet në çdo kënd të qytetit duke transportuar edhe simpatizantë e qytetarë që dëshirojnë t'i bashkohen ndryshimit dhe duke përcjellë premtimin më madhor të Këlliçit për kreun e bashkisë së Tiranës.