EMRI/ Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me djalin e bashkëjetueses, arrestohet 36-vjeçari në Pogradec
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Pogradeci, ku një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, me një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, me një të mitur”, njpoftoi policia.
Ndërkaq mësohet se bëhet fjalë për Bledi Sinanllarin, i cili është shpallur në kërkim që prej momentit kur u bë denoncimi në polici nga familja e djalit të mitur për ngjarjen e muajit gusht të vitit të kaluar, por që u ndalua vetëm ditën e djeshme nga policia e Pogradecit.
Mësohet se i mituri është 15 vjeç, dhe është djali i bashkëjetueses së të arrestuarit.
Sipas informacioneve, denoncimi është bërë 3 ditë më parë në komisariatin e Pogradecit, ndërsa i mituri ka pranuar ngacmimet, duke thënë se e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme.
Familja i përket komunitetit egjyptian, ndërsa Bledi Sinanllari. mësohet se është dënuar më herët për dhunë në familje.