Politikanë Tik Tok-u: Kryeministri, deputetët dhe ministrat nuk shqetësohen nga rreziku kibernetik
Alarmi për rrezikun që vjen nga përdorimi i Tik Tokut, nuk i tremb politikanët shqiptarë.Kryemisnitri Edi Rama, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi vijojnë të postojnë video në këtë rrjet social.
Megjithëse në disa vende si Shtetet e bashkuara te amerikes, Kanadaja apo edhe vende te Bashkimit Europian, Tik Toku po shihet si kërcënim për sigurinë kibernetike, në shqiëpri, nuk ka asnjë masë për këtë.
Madje politikanët shqiptarë vijojnë të jenë aktiv në këtë rrjet social.
Postimi i fundit i kryemisnitrit Edi Rama në Tik Tok ka qenë ditën e premte.
Video përmes së cilës ai ka ndarë me me 81.6 mijë ndjekësa një pjesë nga fjala e tij në parlament.
Mes 126 videot e Ramës në Tik Tok, ajo me gazetaren Erla Mhillli ka marrë më shumë shikimi, plot 1 milion.
Aktiv është edhe kryetari i PD Sali Berisha. I fundit është një postim që ka bërë këtë të shtunë me përshkrimin, kurrë nuk mposhtemi.
Berisha numëron 39.9 mijë ndjekësa, ndërsa videoja me më shumë shikime është ajo e para me 521.5 k përmes së cilës ka përshëndetur miqt virtual të Tik Tokut.
Monika Kryemadhi gjithashtu ka një profil në këtë platforë dhe numëron 15.1 k ndjekës, megjithëse me postime më të pakta se Rama e Berisha.
Ministrat e qeverisë Rama kanë gjithashtu një profil zyratë në Tik Tok, ku disa prej tyre nuk ndjekin asnjë tjetër vec shefit të tyre Ramës.
Jo vetëm persona fizik, por edhe institucioni i kryeministrisë kanë është i regjistruar në Tik Tok.