Policia dhe FNSH “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle për armë dhe persona në kërkim. Jashtë shikojnë spektatorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 20:50
Efektivë të shumtë policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë kanë zbarkuar në një bar në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Mësohet se ata kanë pasur njoftimi se tek ky lokal ka qenë një person në kërkim dhe persona që mbanin armë.
Kontrolle janë bërë për armëmbajtje pa leje si dhe persona në kërkim.
Aksioni do të vijojë në gjithë qytetin në vendet që janë të dyshimta dhe që mund të gjenden të tillë persona.




