“Po drogohen shkollat”/ Sociologu jep alarmin: Situata po kthehet në tumor social. Nuk zgjidhet me operacione policore

Përdorimi i drogës nga të rinjtë shqiptarë është kthyer në shqetësim për shoqërinë shqiptare.

Një fakt i tillë u pohua këtë të enjte edhe nga ministri i Brendshëm Taulant Balla në reagimin e tij lidhur me aksionin e gjerë anti-drogë të zhvilluar në 7 qarqe të vendit, ku u arrestuan me qindra persona.

Nje fakt i tillë u pohua edhe nga sogilogu Gëzim Tushi, i cili në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se tashmë edhe Shqipëria po përjeton këtë fenomen global dhe pasojat e tij.

“Përdorimi i drogës nga të rinjtë fatkeqësisht është një problem global dhe tashmë është kthyer në shqetësim edhe në Shqipëri.

Ajo që vihet re është fakti i uljes së moshës së përdoruesve të lëndëve psikotrope ku bëjnë pjesë droga, duhani, alkoli etj. Gjithsesi droga është njohur si një nga lëndët që krijon varësi shkatërruese për personalitetin e njeriut, e deformon njeriun dhe është një nga vartësitë nga të cilat njeriu nuk shpëton dot.

Mosha e adoleshencës është kryesisht është mosha e kuriozitetit dhe si e tillë, këto kuriozitete kriminale tek të rinjtë janë më të karakterizuara. Ndaj këto mosha janë të synuara nga shitësit e drogës.

Por mendoj se reagimi i shoqërisë shqiptare është një reagim i njëanshëm.

Operacioni policor edhe pse i shëndetshëm mbetet i përkohshëm dhe si i tillë nuk është një vazhdimësi.

Nëse policia ka zbarkuar nëpër shkolla aty ku thotë se po shitet drigë, atëherë shkalla e përhapjes së saj është në përmasa alarmante, me një gjerësi në rritje të kësaj dukurie.

Pra kemi të bëjmë me një tumor social dhe nëse vazhdojmë kështu atëherë mund të na kthehet në kancer.

Ndaj ne kemi nevojë të forcojmë në aspektin e parandalimit. Dhe Shqipëria ka mangësi të madhe sa i përket parandalimit. Dhe ky është një operacion i madh edukativ dhe kulturor, ku do të futen familja, shkolla, institucionet shëndetësore. Dhe nëse nuk ka reagim të këtyre institucioneve kjo do të thotë se nuk jemi në rrugën e duhur”, theksoi sociologu Gëzim Tushi.

droga shkolla

EMISIONET