Aksioni i antidrogës, Balla i shqetësuar: Është ulur frikshëm mosha e përdoruesve tek të rinjtë. Ky është vetëm fillimi i goditjeve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një konferencë të përbashkët për mediat, bashkë me kreun e Policisë së Shtetit dha detaje rreth megaoperacionit të ndërmarrë nga jugu në veri.

Ai përgëzoi Policinë e Shtetit për aksionin me qindra të arrestuar, ku në shënjestër ishin personazhe të botës së drogës.

“Megaoperacioni ishte kapilar, i mirëkordinuar në të gjithë vendin, që në orët e para të mëngjesit të sotëm për identifikimin e rrjeteve kriminale të shpërndarjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

Ky është fillimi i një rrugëtimi të ri në luftën kundër drogës. Janë ekzekutuar 236 vendime për kontrolle në mjedis, 214 masa sigurie, shtuar se 23 të tjerë që janë arrestuar në flagrancë.

Policia ka përvojën, kapacitetet profesionale për të arrestuar kriminalitetin, bashkë me mbështejen e partnereve ndërkombetar.

Përdorimi i substancave narkotike, ka marrë përmasa të reja, të panjohura më parë. Po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike, vecanërisht në shkollat e mesme. Këto për në janë një këmbanë alarmi.”, tha Balla.

EMISIONET