“Plumbi i Artë”, Operacioni vijoi sot në mëngjes në Durrës, Fier e Korçë

“Plumbi i Artë”, Operacioni vijoi sot në mëngjes

Operacioni “Plumbi i Artë”, ka vijuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit dhe atë të Fierit.

Gazetari Elton Qyno, raporton se policia dhe prokurorët e SPAK, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe biznese në qytetin e Durrësit dhe Fierit.

Mësohet se kontrollet janë ushtruar në biznesin e Xhevdet Troplinit që ndryshe njihet në Durrës me nofkën “Poja” dhe i skeduar nga policia për ngjarje kriminale.

Kontrollet vijnë vetëm tre ditë pasi policia dhe SPAK, kanë urdhëruar arrestimin e 32 personave në 5 qytete të vendit.


Këto kontrolle janë motivuar dhe nga dëshmia e bashkëpuntorit të Drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka pasur një aktivitet të ngjeshur kriminal në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu “Ora News” mëson se kontrolle dhe shoqërimin e personave të skeduar është bërë dhe në qytetin e Fierit dhe të Korçës.

Kjo pasi bashkëpuntori i Drejtësisë dyshohet se ka folur edhe për vrasjen e ndodhur në 25 Tetor 2021, ndaj biznesmenit Demir Backa.

Vijimi i këtij operacioni është konfirmuar edhe sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

EMISIONET