"Plumbi i Artë", operacioni vijon, Nano: Po hetojmë me SPAK dhe 'dekonsporimin"

"Plumbi i Artë", operacioni vijon, Nano: Po hetojmë me SPAK

Operacioni “Plumbi i Artë” ka vijuar edhe mëngjesin  e sotëm dhe është në vijim. E konfirmoi vetë drejtori i policisë së Shtetit Gledis Nano në një prononcim për median ku njoftoi dhe masat e marra në kuadër të finales së 25 majit.

Kreu i policisë u tregua i rezervuar të jepte detaje në lidhje me operacionin për të cilën janë firmosur 32 urdhërarreste por deri tani janë ekzekutuar vetëm 18 ndërsa 14 kanë arritur ti shpëtojnë arrestimit më 19 maj 2022.

Gjithashtu kreu i policisë shtoi se po hetohet dhe sai takon dyshimeve per dekonspirim te operacionit.

Gledis Nano: Ne jemi në operacion e sipër me SPAK . Ne nuk kemi ndaluar pavaresisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit që kemi patur, si gjatë mëngjesit të sotëm, dhe gjatë ditës së djeshme. Sa i përket dekonspirimit jemi duke hetuar bashkë me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për të patur një informacion sa më të saktë se çfarë ka ndodhur dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur, gjithësecili do të mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar operacionin, i kujtdo strukture qoftë."
Pyetje: Ndonjë detaj nga operacioni i mëngjesit?

Gledis Nano: Jo nuk kemi detaje nga mëngjesi, pasi operacioni është aktualiusht në zhvillim.

Mes të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni është edhe shefi i krimeve në policinë e Lezhës, Leonard Palushi.

Ndaj tij gjykata dha sot masën e sigurisë arrest me burg.

EMISIONET